Nuk ka Champions as te PSG për Bufon, parisienët kanë gjetur që tani zëvendësuesin

Xhanluixhi Bufon duket se nuk do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të fituar Ligën e Kampioneve as me PSG, pasi në klubin parisien nuk po mendojnë që të zgjatin bashkëpunimin me portierin italian edhe për vitin e dytë të kontratës. Ndonëse në klub janë gati të bëjnë lëvizje të tjera të mëdha për t’u përforcuar dhe për të sjellë më shumë ndihmë për Nejmar e Mbape, pjesë e këtij plani nuk është portieri “veteran” italian.

Kjo kuptohet edhe nga lëvizja e fundit që ka bërë klubi parisien, i cili është vënë në kërkim të një zëvendësuesi cilësor për Areolën, i cili mbetet zgjedhje e parë për portën. Sipas mediave turke, klubi ka kontaktuar me Gallatasarajn dhe parashikohet që të bëjë një ofertë deri në 15 milionë euro për Fernando Muslera.

Ish-portieri i L:acios do të zinte vendin  Bufon, me të cilin pritet të mbyllet çdo bashkëpunim në verë, duke bërë thuajse të pamundur tashmë për të që të bëjë realitet ëndrrën për të fituar trofeun që i mungon në karrierën e tij. /vipsport.al/