Ngo: Kush vesh fanellën e Tiranës duhet të jetë lider, ja çfarë ndryshon nga viti i kaluar

Majkëll Ngo ka arritur të shkëlqejë në takimin ndaj Laçit pasi ka arritur të shënojë dy gola dhe ka dhënë një asist për Hasanin. Në një prononcim për ‘Supersport’, u shpreh se çdo lojtar që vesh fanellën e Tiranës, duhet të jetë lider në fushë duke dhënë edhe ndryshimet nga pjesa e kaluar e sezonit, ku Tirana nuk po bënte paraqitje të mira.

“Ço lojtar që vesh fanellën e Tiranës duhet të jetë lider dhe të japë 100%. Ndihem mirë por sot nuk ishte një lider por ishin 10. Mund të përdor shumë emra por të vazhdojmë në këtë mënyrë së bashku.

Ndryshimi nga 2018? Jemi më shumë si grup dhe trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer për të qenë të bashkuar. Po ndihmojmë njëri-tjetrin. Po sakrifikojmë nga ndeshja në ndeshje dhe Tirana është më shumë grup tani se më para.

Stili i lojës? Çdo ndeshje është e ndryshme. Laçi bën një lojë të këndshme dhe luan shumë në mesfushë. Sot ishim perfektë dhe jam shumë i lumtur me performancën dhe golat e sotëm. Përgatitemi në bazë të kundërshtarit që kemi përballë.

Harmonia në skuadër? Mund të shkojmë shumë në Kupë dhe të arrijmë ekipet e tjera në kampionat. Nëse ndihesh mirë në mendje, është mirë. Nëse futbollisti nuk ka probleme dhe merret vesh me trajnerin, mund të shkojë shumë mirë dhe të përmirësohet më shumë”, tha Ngo. /VipSport.al/