Ndeshja e radhës e vajzave kuqezi, të enjten i pret Bosnja

Pas përfundimit të aktiviteteve të përfaqësueseve për meshkuj, e kanë radhën datat e lira për ndeshjet e përfaqësuesve për femra dhe këtë periudhë. Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Vioresin Sinani do ta shfrytëzojë për të zhvilluar një miqësore me Bosnjë Hercegovinën.

Trajneri i emëruar pas shkarkimit të Armir Grimës i cili është në arrest shtëpie si pasojë e hetimeve ndaj tij për përfshirjen në një grup kriminal si dhe për manipulimin e një ndeshje futbolli, do të publikojë në ditët në vijim listën me futbollistë të grumbulluar për duelin e datës 4 prill. Ajo do të zhvillohet në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare të Bosnjës, në Zenicë.

Sinani debutoi si trajner i parë që në muajin nëntor, por pa sukses në miqësoren e organizuar në Slloveni, ku ekipi shqiptar u mund me shifrat 2-0 nga vendaset. /vipsport.al/