Nagelsman largohet në verë, Hofenheimi zyrtarizon emrin e trajnerit të ri

Julian Nagelsman do të largohet nga Hefenheimi në fund të sezonit. Tashmë është zyrtare dhe prej datës 1 korrik skuadra gjermane do të ketë një trajner të ri. Ai është Alfred Schrëder, i cili do ta marrë zyrtarisht detyrën ditën e parë të korrikut.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi gjerman, që ka bërë të ditur edhe emrin e pasuesit të Nagelsman. Ky i fundit do të drejtojë sezonin e ardhshëm ekipin e Lajpcigut në Bundesligë.

Trajneri holandez, Alfred Shrëder, aktualisht ndihmës i Erik ten Hag tek Ajaksi, ka punuar edhe më parë te skuadra gjermane. Konkretisht, ai ka qenë te Hofenheimi në periudhën 2015-2018. / Vipsport.al