Muça: Gjyqtarët gabojnë se paguhen, Jorgji nuk duhej të gjykonte më

Ish-trajneri Shkëlqim Muça mendon se gjyqtarët në Superiore gabojnë se janë të ndikuar. Sipas tij, rasti më konkret kur duhej marrë një masë përjashtimi ishte ai i Enea Jorgjit.

“Gjyqtarët në Superiore gabojnë, me dashje, Ka prej atyre që paguhen, ndikohen nga presidentët”, tha Muça në “Rubrika Sportive”.

Ai solli si shembull pikërisht ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut dhe gjykimit te Enea Jorgjit, i cili përfundoi më pas duke u ngritur në gradë në FIFA.

“Gabimi i tij kualifikohet ndër gabimet ekstreme, në veprimet ekstreme si rrahja e gjyqtarit. Ajo që ka bërë Enea Jorgji ishte një gabim i rëndë, i bërë me mirëdashje, ka ndikuar plotësisht kampionatin pasi ia hoqi titullin një skuadre dhe ia dha nëj tjetre. Ai jo vetëm nuk duhej të ishte në Europë, por as stemën nuk duhej të kishte më, duhej të përjashtohej e të mos drejtonte as në kampionat”, tha Muça. /vipsport.al/