Mendohet apelimi, Beqiri: Të paktën të luajmë futboll

Për mikrofonin e “Rtshsport” ka folur edhe Orjad Beqiri, një nga titullarët e skuadrës së Kamzës. Vlonjati duket mjaft i pezmatuar për vendimin e rëndë që ka dhënë disiplinori, duke e dërguar Kamzën në Kategorinë e Dytë.

Ja si e nis prononcimin Orjad Beqiri: “Na u komunikua dënimi  i marrë dhe tashmë s’na mbetet gjë tjetër veçse të flasim me drejtuesit për të ardhmen e skuadrës dhe tonën sidomos”, – tha shtatlarti vlonjat që është edhe një nga pikat e forta të Kamzës këtë sezon.

Në fund, Beqiri tha se ka shpresa te Apeli, që të paktën lojtarët të kthehen në fushën e blertë: “Nuk duhet që të ndodhet kjo që ndodhi, vendimi mund të apelohet, por tashmë na vjen shumë keq, nuk kemi se çfarë të themi sepse situata është si mos më keq për ne”,- e mbylli vlonjati Beqiri prononcimin e tij.

E.S./Vipssport.al/