Mema i pakënaqur: Është mirë vetëm rezultati, Gent Muça duhet të jetë në gjendje të luajë

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema u shpreh i pakënaqur em lojën e skuadrës së tij, por shtoi se e kënaq fitorja që arriti me atë rezultat. Ai shton se ndeshjen e kthimit, duhet menaxhuar por pa e nwnvlerwsuar kundërshtarin.

“Nuk jam i kënaqur me ndeshjen por duke parë që kemi shënuar 3 gola mund të them se më kënaq fitorja që morëm. Laçin e njohim pasi kemi luajtur më parë dhe iu kamë dhënë detyra specifike dhje më vjen mirë që i kanë bërë siç duhet.

Duhet të jemi me këmbë në tokë. 3-0 të jep qetësi, por Laçi nuk është skuadër e dobët dhe duhet t’i bëjmë hyzmetin deri në fund për të mos bërë gabime. Loja po shkonte mirë dhe nuk kisha arsye të bëja ndërrime. Kur loja shkon keq duhet të bësh ndryshime. I kam parasysh të gjithë dhe duhet të presin kohën e tyre dhe pjesë e këtyre është edhe Gent Muça. Kush do të jetë i gatshëm luan dhe ky është standardi im.

Këtë javën kanë ardhur Sentamu dhe Oduamandi dhe kemi kontingjent për pjesën e mbetur të kampionatit. Të gjithë kanë uri për të luajtur dhe kanë të drejtë”, tha Mema. /VipSport.al/