Më në fund është gati, ish-sulmuesi kuqezi pritet të debutojë ndaj Partizanit

Teuta po përgatitet për transfertën e ditës së diel, një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, me Partizanin e cila zhvillohet në kryeqytet. Trajneri Blendi Shkëmbi, si rrallë nga takimet paraardhës, e në këtë sfidë do ta ketë skuadrën e plotë.

Madje, tekniku korçar ka pasur me grup në këto ditë edhe Armando Vajushin, padyshim afrimin më të bujshëm të durrsakëve, por që për shkak të lëndimeve nuk është aktivizuar në sfidat e javëve të shkuara, në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë.

Sipas informacioneve nga kampi durrsak, pore he nga stafi mjekësor, lojtari i ka kaluara problemet, e madje do të jetë në 18-she ndaj të kuqve, por pritet që edhe të debutojë. Vajushi, pak vite më parë ka qenë një premtim i madh për futbollin shqiptar, por e ka ndjekur fati i keq i dëmtimeve. E megjithatë, sulmuesi e ka deklaruar edhe vetë se rikthimi në Superiore e sidomos në një ekip si Teuta do t’i shërbejë atij për të kapur formën më të mirë sportive, për t’u rikthyer sërish jashtë.

E.S./Vipsport.al/