Lojtarët e Kamzës shkresë FSHF-së, kërkojnë të pamundurën për të ardhmen e tyre

Me dënimin e rëndë që ka marrë skuadra e Kamzës, lojtarët e saj kanë mbetur në rrugë. Pritet që ata të mblidhen dhe me shumë gjasa nesër t’i drejtohen me shkresë FSHF-së, ku do të kërkojnë që të paktën të vendosë një afat 5 ditor për rihapjen e merkatos.

Praktikisht kjo teori nuk qëndron duke qenë se kampionatet janë në kulmin e tyre dhe po shkojnë drejt fundit, ndonëse në Superiore janë për t’u luajtur edhe një fazë e gjysmë pothuajse.

Lojtarët e Kamzës mbeten jo vetëm pa u paguar por edhe pa luajtur, ndonëse në FSHF thonë se kontratat e tyre mbeten në fuqi, por varet nëse në ndonjë pikë të saj është parashikuar se çfarë ndodh në rast se ekipi përjashtohet nga garat zyrtare sportive.

E.S./Vipsport.al/