Liga e Europës / Olajinka kualifikon Slavian përballë Seviljes (VIDEO)

Peter Olajinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka qenë protagonisti i suksesit historik të Slavia Pragë, që është kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Europës duke mundur Seviljen në kohën shtesë me rezultatin 4-3.

Pas barazimit 2-2 të duelit të parë, skuadrat kanë barazuar me të njëjtat shifra edhe në ndeshjen e kthimit dhe janë dashur kohët shtesë për të caktuar fituesin. Goli i Vazkez la të mendohej se ndeshja mund të shkonte në favor të Seviljes, një eksperte e këtij turneu.

Por vendasit barazuan me Van Buren në minutën e 102 dhe në minutën e 119 gjetën rrjetën e suksesit 4-3. Protagonist në aksionin e golit, ai që dha pasimin për gjuajtjen drejt portës të Traore ishte pikërisht Olajinka, i cili e nisi takimin nga stoli për të hyrë në fushën e lojës në pjesën e dytë të takimit.

Benfika-Din.Zagreb 3-0 (0-1)
76′ Jonas, 94′ Ferro, 105′ Grimaldo

Sl.Pragë-Sevilja 4-3 (2-2)
15′ Ngado-Ngadi, 46′ (p) Sucek, 102′ Van Buren, 119′ Traore / 44′ (p) Ben Jeder, 54′ El Hadadi, 98′ Vazkez

Arsenal-Ren 3-0 (1-3)
5′, 72′ Obamejang, 15′ Meitlend-Najls

Inter-Eintraht F. 0-1 (0-0)
5′ Jovic

Vijareal-Zenit 2-1 (3-1)
29′ Moreno, 47′ Baka / 90’+1′ Ivanovic