Liga e Europës/ Interi vuan mungesat para Frankfurtit, Arsenali përgatit përmbysjen

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm europian do të përcaktojë ditën e sotme ekipet që do të avancojnë më tej për fazën çerekfinale. Kështu, pas ndeshjes së parë në Gjermani ndaj Ejntrahtit të Frankfurtit, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura, Interi do të kërkojë shtysën e “San Siros” për të prekur çerekfinalet. Për zikaltërit kualifikimi nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u arritur, teksa do të përballen me mungesat e shumta, si prej dëmtimeve po ashtu edhe prej numrit të kartonave, ndërsa në repartin ofensiv nuk do të kenë asnjë sulmues të mirëfilltë.

Në këtë mënyrë, do të mungojë Lautaro Martinez pasi u ndëshkua me të verdhë në ndeshjen e parë. Ndërkohë, tashmë nuk mund të llogaritet si mungesë Mauro Ikardi, i cili prej disa javësh është jashtë ekipit. Edhe mbrojtësi Miranda nuk do të jetë i gatshëm pas dëmtimit në kampionat, teksa Asamoha, gjithashtu ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë.

Ndërkaq, në takimet e tjera, Arsenali do të ketë një detyrë të vështirë për të përmbysur disfatën 3-1, të një jave më parë ndaj Rene, në Francë. Megjithatë, topçinjtë të cilët këtë sezon shihen si një nga skuadrat favorite të kompeticionit, teksa për të realizuar misionin do t’i besojnë aftësive të dyshes sulmuese Lakazet dhe Aubamejang.

Në anën tjetër, për Napolin e Elseid Hysaj, pritet që kualifikimi të jetë thjesht një formalitet, pas triumfit në Itali me rezultatin e pastër 3-0.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

 

 

Ndeshjet:

Dinamo Kiev-Çelsi

Krasnodar-Valencia

Salzburg-Napoli

Arsenal-Rene

Benfika-Dinamo Zagreb

Inter-Ejntraht Frankfurt

Sllavia Prag-Sevilja

Vilareal-Zenit