Kukësi vijon të ketë probleme, braziliani stërvitet me skuadrën para Skënderbeut

Kukësi edhe në ndeshjen e sezonit ndaj Skënderbeut do të ketë mungesa të rëndësishme titullarësh. Me sa duket edhe ndërprerja e garës nuk i ka shërbyer trajnerit të skuadrës verilindore, Armando Cungu që ta kishte skuadrën e plotë.

Nesër Cungu do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve dhe më pas ekipi verilindor do të niset drejt Korçës ku do të grumbullohet një ditë përpara sfidës me kuqebardhët e cila starton në orën 17:00 të ditës së shtunë.

Por, duket se lajme të mira vijnë për brazilianin Ulilliam Cordeiro, i cili sot është parë që të stërvitet me skuadrën, ndonëse ai vazhdon që ta ketë dorën e fashuar.

E.S./Vipsport.al/