Kualifikim me pasoja për Barcelonën, dëmtohet Dembele

Barcelona ka komunikuar ditën e sotme se futbollisti francez Oman Dembele është dëmtuar gjatë ndeshjes së djeshme në Ligën e Kampionëve ndaj Lionit. Sulmuesi pritet t’iu mungojë katalanasve 3 deri në 4 javë, teksa ka një problem në bicepsin femoral.

Në fakt, Dembele një problem i tillë e kishte shoqëruar edhe para ndeshjes, çka solli edhe mos përfshirjen e tij në lojë nga minuta e parë mbrëmjen e djeshme. Megjithatë, pavarësisht rrezikut 21-vjeçari u vendos të aktivizohej nga trajneri Ernesto Valverde për shkak se në atë moment rezultati 2-1, nuk shfaqte siguri.

Në fund, Barcelona arriti pavarësisht rezistencës të Lionit të kualifikohej pa vështirësi, ndërsa Dembele shënoi golin e 5 për të tijtë, por duket se aktivizimi i ka kushtuar shtrenjtë francezit. Në këtë mënyrë Dembele, do të humbasë grumbullimin me Kombëtaren e Francës për dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2020 përballë Islandës dhe Moldavisë. /Egi Çabeli-VipSport.al/