Koutinjo drejt Mançester Junajtid, Liverpuli humbet 20 milionë euro

Felipe Koutinjo erdhi me bujë në janar të 2018-ës te Barcelona, që në atë kohë bëri merkaton më të kushtueshme të historisë së saj. Por braziliani mund të largohet në verë, pasi nuk ka dhënë atë që pritej me katalanasit.

Koutinjo kërkohet aktualisht nga Mançester Junajtid dhe lëvizja drejt këtij klubi pëlqehet edhe nga vetë lojtari. Barcelona shpenzoi më shumë se 120 milionë për Koutinjon, i cili është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, edhe pse në Spanjë nuk e gjeti veten. Kalimi i tij te Mançester Junajtid do t’i kënaqte të gjithë, përveç Liverpulit.

Klubi anglez, nëse historia e Koutinjos me Barcelonën merr fund në verë, do të humbte 20 milionë euro, sipas kontratës. Gjithçka lidhet me ndeshjet që luan braziliani me fanellën e Barcelonës, që çdo 25 ndeshje kampionati duhet t’i kalojë Liverpulit 5 milionë euro. Kështu do të vazhdohej derisa braziliani të plotësonte 100 ndeshje në kampionatin spanjoll.

Koutinjo nuk është gjithmonë titullar dhe rrjedhimisht është i pakënaqur te Barcelona. Ndër bonuset e tjerë të parashikuar në kontratën e firmosur mes Barcelonës dhe Liverpulit është edhe ai i 5 milionë eurove, në rast kualifikimi në Champions të katalanasve. Një objektiv i arritur tashmë dhe ky bonus ndërpritet nëse braziliani ikën nga Barcelona. Ja pse Liverpuli po e ndjek me vëmendje situatën, që mund t’i kushtojë 20 milionë euro humbje. / Vipsport.al