Kosova shpall listën para eliminatoreve, rikthehen në skuadër Celina dhe Bernard Berisha

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, ka publikuar ditën e sotme të futbollistëve të grumbulluar, për ndeshjen kualifikuese të Europianit 2020 ndaj Bullgarisë më 25 mars dhe miqësoren me Danimarkën.

Në listën e teknikut zviceran nuk ka shumë surpriza teksa bie në sy rikthimi në skuadër i Bersant Celinës dhe Bernard Berishës. Celina, po kalon një periudhë të mirë në karrierë ndërsa po aktivizohet rregullisht në Championship, me skuadrën e Suosit, ndërsa sa i përket Berishës, ish-futbollisti i Skënderbeut, është pjesë e Akhmat Groznit, teksa futbollistit asnjëherë nuk i ka munguar minutazhi në kampionatin rus.

Ndërkohë, sa i përket emrave të tjerë në listë bie në sy grumbullimi për herë të parë në përfaqësuese i futbollistit Florent Hasani, i cili aktivizohet në Hungari me skuadrën e Diosgiori dhe më parë ka qenë pjesë e ekipit U21.  Në listë bën pjesë edhe mesfushori i Lacios, Valon Berisha, që edhe pse u përfol se ishte dëmtuar mesa duket ia ka dalë të jetë i pranishëm.  /Egi Çabeli-VipSport.al/