Konkurronte me Mesin për goditjet e dënimit, por Bardhit i heqin të drejtën e ekzekutimit

Enis Bardhi futbollisti me origjinë shqiptare por që aktivizohet me Kombëtaren e Maqedonisë, në sezonet e fundit ka shkëlqyer me skuadrën e Levantes në kampionatin spanjoll, ndërsa shpeshherë është kthyer në protagonist me golat apo asistet, duke i falur ekipit pikë me shumë vlerë.

Bardhi ka qenë dhe futbollisti kryesor i skuadrës për sa i përket goditjeve të dënimit ndërsa konkurronte me Lionel Mesin për saktësinë nga distanca. Megjithatë, ky sezon nuk ka rezultuar ndër më të mirët për 23-vjeçarin në këtë aspekt. Mesa duket klubi ka vendosur që të mos jetë Bardhi ai që do të ekzekutojë të gjithë goditjet e lira. Në këtë sezon lojtari ka ekzekutuar 17 goditje dënimi por ka shënuar në vetëm një prej tyre, dhe në dy herët e fundit nuk i ka marrë përsipër.

Mbi këtë temë ka komentuar edhe trajneri i Levantes, Pako Lopez, i cili u shpreh se në ekip janë shumë futbollistë të aftë për të goditur dhe se nuk e vendos ai se kush do të marrë përsipër ekzekutimin por është diçka që e zgjidhin vetë futbollistët në fushë.   /Egi Çabeli-VipSport.al/