Kompeticioni është në fazën çerekfinale, por UEFA hedh në treg biletat e finales së Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve është kompeticioni më i rëndësishëm për klubet e Europës, teksa edhe pse ekipet do të luajnë në turin çerekfinal, UEFA ka menduar të nxjerrë në treg biletat për finalen e madhe që do të luhen në stadiumin e Atletiko Madrid, “Wanda Metropolitano”.

Në total secila nga dy klubet finaliste do të ketë në dizpozicion, 17.000 bileta, ndërkohë që në shitje do të dalin edhe 4000 të tjera, të cilat do të jenë për fansat të cilët nuk do të vendosen në tribunat e tifozerive të skuadrave finaliste. Pikërisht, këto 4000 biletat për tifozerinë e pavarur, por që thjesht do të kërkojë të shijojë magjinë e finale që do të dalin në shitje ditën e sotme, teksa gjithsecili mund t’i prenotojë nëpërmjet portalit UEFA.com.

Sakaq, pjesa tjetër e biletave do të jenë të prenotuara, nga Federata spanolle dhe partnerë të ndryshëm, ndërsa pritet që stadiumi mikpritës”Wanda Metroplitano” të jetë i tejmbushur për një ndeshje speciale.

/Egi Çabeli-VipSport.al/