Kasijas veçon ekipet e preferuara në Europë, por portieri surprizon me zgjedhjet

Iker Kasijas mbetet një nga emrat më të vlerësuar në botën e futbollit kur bëhet fjalë për rolin  portierit. Ish-portieri i Real Madrid, që tashmë prej 4 vitesh aktivizohet me skuadrën e Portos në kampionatin portugez ka zbuluar në Tëitter se kush janë ekipet e tij të preferuar në kampionate të ndryshme europianë. Në fakt gardiani, i cili në historinë e tij ka fituar plot tituj me Realin, por edhe me Porton është shpallur kampionë, ka surprizuar jo pak fansat me përzgjedhjet.

Sa i përket kampionatit italian, Kasijas ka zgjedhur si të preferuarin e tij Napolin, duke përjashtuar Milanin, Juventusin apo Interin. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja zgjedhje surprizë e 37-vjeçarit, i cili në Premier League, ka si të preferuar sërish një ekip jashtë vëmendjes, si Njukasëll. Ndërkohë në Bundesligë, Iker Kasijas ka zgjedhur Shalken.

I paevitueshëm klubi i tij i preferuar spanjoll, Real i Madridit, me të cilin Kasijas ka kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës, duke u kthyer në një ikonë për “Los Blancos”. /Egi Çabeli-VipSport.al/