Karius denoncon Beshiktashin, klubi turk nuk e ka paguar për katër muajt e fundit

Ka një arsye pse portieri gjerman, Lorius Karius, vazhdon të bëjë gafa edhe në kampionatin turk. Ish-portieri i Liverpulit e ka denoncuar Beshiktashin në FIFA, sepse ky klub nuk e ka paguar për katër muajt e fundit.

Portieri 25-vjeçar kaloi në Turqi në gusht të vitit të kaluar, në formë huazimi për dy vjet. Objektivi i tij ishte që të rigjente veten, pas paraqitjes katastrofike në finalen e Champions League kundër Real Madrid.

FIFA ka bërë me dije se është kontaktuar nga lojtari në fjalë, por nuk ka pranuar të japë detaje të tjera në lidhje me çështjen, që tashmë do të gjykohet nga organet e saj kompetente. Karius vazhdon të gabojë edhe në Turqi, ku drejtuesit e klubit janë shumë të pakënaqur, por do të ishte mirë që klubi ta paguante rregullisht portierin. / Vipsport.al