Kamza nuk dorëzohet, nesër lojtarët në fushë

Kamza pavarësisht se mori një dënim të rëndë nga Komisioni i Disiplinës do të zbresë në fushën e blertë. Skuadra kryeqytetas, mori një dënim mjaft të rëndë nga Komisioni i Disiplinës, i pari i aplikuar në vendin tonë që kur është luajtur futboll, zbritje në Kategorinë e Dytë.

Por, duket se lojtarët kryeqytetas, të cilët sot kanë zhvilluar stërvitje në mënyrë individuale nuk kanë ndërmend që të qëndrojnë në të tilla kushte.

Ata do të grumbullohen si zakonisht në Kamzë dhe do të nisin përgatitjet. Nga sa bëhet e ditur, klubi do të apelojë vendimin dhe të gjithë shpresojnë që skuadra të luajë futboll, pavarësisht se ku do t’i luajë ndeshjet.

E.S./Vipsport.al/