Jupi: Derbi më zhgënjeu, Tirana e dominoi Partizanin

Trajneri Redi Jupi ka analizuar sherrin e ndodhur në ndeshjen Kamza-Laçi duke u shprehur se stjuartët nuk mund të menaxhojnë një ndeshje, plus që edhe kostoja është e lartë. I ftuar në ‘Procesi Sportiv’, ai u shpreh se futbolli shqiptar është në duar të gabuara.

“Nëse ligji është gabim, hajde ta bëjmë ndryshimin. Policia prezentë në stadium është e domosdoshme pasi këtu nuk kemi ekipe por kemi banda. Edhe ato ekipe që nuk janë banda, kanë banda nga mbrapa. Kemi parë ndeshje ku ka dy banda që ndeshjen me njëra-tjetrën. Nëse policia nuk është prezentë në një situatë të tillë ka hierarki. Pastaj kemi edhe anën financiare pasi kemi klube pa të ardhura dhe me çfarë do të mbahen stjuartët?

1/3 e të ardhurave shkojnë te stjuartët. Futbolli ka shkuar në duar të gabuara dhe në mos me qëllim ka pasur një strategji. Në ndeshjen Partizani-Tirana, po flitet për publik të civilizuar dhe në tribunë qendrore kishte problem. Kur ndodhin probleme në tribunë VIP, imagjino në stadiume të tjera. Flamurtari, Berati e të tjera e kanë vuajtur dënimin në fushë.

Ishte derbi që zhgënjeu. Ishte shumë bukur në tribuna por shumë pak teknikë në fushë. Prisja më shumë nga Partizani ndërsa Tirana bëri lojë shumë të mirë dhe e dominoi Partizanin  në pjesën e parë. Ishte skuadër e qetë dhe e qartë dhe doli disa herë mirë. Partizani nuk ka bërë mrekulli më parë por nuk i ka lënë mundësi kundërshtarit, ndërkohë që këtë ndeshje kishte. Më parë e ka mbyllur kundërshtarin si me Kukësin kurse këtë takim vuajti shumë”, tha Jupi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories