Java e 25/ Caktohet kalendari, luhet të shtunë e të dielë me dy supersfida

Pas pezullimit të kampionatit javën e kaluar për shkak të akteve të dhunshme ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, në sfidën mes Kamzës dhe Laçit, kampionati do të rinisë të luajë pikërisht aty ku u ndërpre, në javën e 25. Kështu të shtunën, në orën 5, në Korçë, Skënderbeu do të presë Kukësin. Verilindorët do të kërkojnë vazhdimësinë pas dy sukseseve të fundit, ndërsa hapat fals janë të ndaluar për skuadrën e trajnerit Cungu, në mënyrë që të mos shkëputen nga kryesuesit e Partizanit. Nga ana tjetër situata te Skënderbeu nuk është nga më të mirat, megjithatë, bardhekuqtë kanë ende shpresa për t’u renditur në 3 vendet e para.

Ndërkohë, të dielën do të zhvillohen 3 sfidat e tjera, teksa kryendeshja mes Partizanit dhe Teutës do të luhet në orën 5. Të kuqtë në këtë takim pas ndalesës në derbi do të kërkojnë të kthehen te triumfi, në mënyrë për të qëndruar të shkëputur nga rivalët. Megjithatë, Teuta e trajnerit Shkëmbi, është një rival cilësor, ndërsa në rast të një rezultatit pozitiv do të rihapte garën për titullin edhe pse momentalisht është 10 pa Partizanit.

Sakaq, të dielën do të luhen edhe sfidat mes Kastriotit dhe Tiranës, ndërsa Laçi do të presë Flamurtarin. Luftëtari pas dënimit të Kamzës këtë javë nuk do të zbresë në fushë por do të marrë automatikisht 3 pikë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Java 25

Të shtunën:

Skënderbeu-Kukësi

Të dielën:

Kastrioti-Tirana

Laçi-Flamurtari

Partizani-Teuta