Igli Tare 10 vite drejtor sportiv i Lacios, goditjet më të bujshme të shqiptarit, nga Strakosha te… Klose

Igli Tare u tërhoq nga futbolli i luajtur me fanellën e Lacios, mirëpo klubi lacial vendosi t’i ofronte shqiptarit një tjetër kontratë, atë të drejtorit sportiv. Pas asaj dite kanë kaluar 10 vite dhe Tare vazhdon të mbajë të njëjtin post te Lacio, por tashmë i konfirmuar dhe si një nga drejtorët më të mirë në qarkullim. Tare shpeshherë është kërkuar nga klube të tjera, por Lacio për të ka një vend të veçantë, dhe marrëdhënia me Presidentin edhe pse ka pasur keqkuptime, shkon përtej marrëdhënieve profesionale.

Kanë qenë të shumta sukseset e ish-sulmuesit të Kombëtares në krye të italianëve, duke nisur me afrimet e talenteve që më pas u shndërruan në thesar për arkat e klubit, deri te nënshkrimi me një sulmues të afirmuar si Klose, i cili edhe pse ishte në perëndim të karrierës arriti të bëhej i rëndësishëm në skuadër, duke pasur besimin e Tares.

Kështu nëse do të flisnim për talentet të cilët janë afruar në ekipi kryeqytetas nga Tare atëherë lista është e gjatë, duke nisur nga Tomas Strakosha, Milinkoviç-Saviç, De Vraj,Luis Alberto të cilët me performancat e tyre kanë shumëfishuar vlerën e shpenzuar për to.  Të gjithë ekzluzivitete të Igli Tares. /Egi Çabeli-VipSport.al/