Guardiola: Dua Bajernin në çerekfinale të Championsit, kam shumë miq te ky klub!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i pyetur në lidhje me kundërshtarin e mundshëm në fazën çerekfinale të Champions League, ka thënë se do t’i pëlqente më shumë të përballej me ish-skuadrën e tij, Bajernin e Mynihut.

Spanjolli e ka drejtuar ekipin bavarez për tri vite, në periudhën 2013-2016. E njeh më mirë dhe ndoshta do ta kishte më të lehtë të përgatiste skuadrën e tij për këtë kundërshtar.

“Midis Liverpulit dhe Bajernit, do ta zgjidhja Bajernin. Jam pjesë e Jam pjesë e këtij klubi, e dashuroj Mynihun dhe klubin bavarez, ku kam lënë shumë miq nga koha kur punoja për të”, – ka thënë mes të tjerash Guardiola. Ai rivalizon me Liverpulin në kampionatin anglez për titullin kampion, ndërkohë që fitimi i mundshëm i Championsit do të ishte vërtet një sukses i madh për Mançester Sitin. / Vipsport.al