FSHF i la mes katër rrugëve, lojtarët e Kamzës nisin stërvitjen

Me zbritjen e Kamzës në Kategorinë e Dytë, stafi dhe lojtarët mbetën mes katër rrugëve. Jo vetëm financiarisht, ndonëse në FSHF e justifikojnë me faktin se klubi duhet që të respektojë kontratën, por edhe në anën profesionale. Lojtarëve dhe stafit u duhet që të qëndrojnë 4 muaj pa punë!

Kjo është e tepërt dhe mjaft e rëndë, aq më tepër që shumica janë familjarë, e pjesa dërrmuese e tyre edhe të huaj që kanë lënë familjet e tyre në Itali, Nigeri, Argjentinë e Japoni për të kontribuar dhe luajtur te Kamza.

Dënimi i Kamzës i ka shokuar. Por nuk kanë qëndruar gjatë me pushime. Klaudio Bonani dhe Nestor Martinena kanë menduar që të nisin stërvitjen edhe në mënyrë individuale.

Madje, Martinena i ka sugjeruare dhe shokut të tij të skuadrës, Bonani përgatitjen në mënyrë individuale me Roland Peqinin. Martinena dikur e ka pasur shok skuadre te Dinamo ku dolën edhe kampionë, ndërsa tashmë trajnon lojtarë nga më të ndryshimit. Që nga Kombëtarja apo edhe ekipeve shqiptare nga më të ndryshmet…!

E.S./Vipsport.al/