Frederik Veseli me trajner të ri, me Iakinin ishte titullar i padiskutueshëm

Klubi i Empolit ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Xhuzepe Iakini, si dhe të gjithë stafit të tij. Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares, Frederik Veseli, tani do të drejtohet nga Aurelio Andreacoli. Largimi i Iakinit nuk është një lajm i mirë për lojtarin kuqezi.

Veseli ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Empolit gjatë këtij kampionati. Iakini preferonte skemën me tre mbrojtës dhe Veseli bënte pjesë në treshen e prapavijës.

Mbetet për t’u parë, nëse trajneri i ri i Empolit do t’i besojë Veselit, apo do të ketë të tjera zgjedhje për mbrojtjen. Skuadra e mbrojtësit të Shqipëprisë mban vendin e 17-të në renditjen e Serisë A aktualisht dhe është vetëm 1 pikë larg zonës që të çon një kategori më poshtë, në Serinë B. / Vipsport.al