FOTO/ Van Gal dhe udhëtimi i gjatë si trajner, zbuloni formacionin e yjeve që ka lançuar!

Trajneri 67-vjeçar njoftoi pak ditë më parë tërheqjen nga profesioni i trajnerit. “Tani jam një pensionist dhe nuk dua të bëj gjë tjetër në futboll, drejtues apo opinionist në tv”, – ka thënë trajneri i njohur holandez, i cili në udhëtimin e tij të gjatë ka lançuar në futboll shumë yje.

Van Gal u tërhoq për të qenë sa më afër bashkëshortes së tij, e cila ka sakrifikuar shumë gjatë kësaj periudhe. Ai nuk drejtoi asnjë ekip, pas largimit nga Mançester Junajtid në vitin 2016.

Trajneri holandez ka merita të padiskutueshme për atë që kanë arritur skuadrat që ka drejtuar, por edhe për të rinjtë që ai ka guxuar t’i aktivizojë i pari dhe që koha i ka dhënë plotësisht të drejtë. Siti “Transfermarkt” ka ndërtuar një formacion me zbulimet e trajnerit 67-vjeçar në karrierë, ku ka drejtuar Ajaksin, Barcelonën, Bajernin e Mynihut dhe Mançester Junajtid.

Në portë është Viktor Valdes. Në mbrojtje Karles Pujol, Badshtuber dhe Alaba. Përpara tyre dyshja Xavi-Davids, më përpara Iniesta, Sedorf dhe Jese Lingard (ndoshta duhej të ishte Kanu). Në sulm Klaivert dhe Rashford. Të gjithë lojtarë që kanë debutuar me ekipin e parë nga 16 vjeç deri në 21 vjeç. Lojtarë që kanë fituar shumë, veçanërisht Sedorf, kampion i Europës me 3 skuadra të ndryshme. Të gjithë duhet t’i thonë faleminderit trajneri holandez. / Vipsport.al