FOTO / Dënimi për Kamzën, lojtarët mblidhen para Drejtorisë së Policisë

Futbollistët e Kamzës, sapo kanë mësuar sot për dënimet e dhëna ndaj klubit dhe drejtuesve të tij, kanë vendosur që të mblidhen në shenjë solidariteti këtyre vendimeve. Futbollistët janë njoftuar nga trajneri Stojku për të rejat e fundit dhe bashkërisht vendosën që të tregonin të gjithë unitetin e tyre edhe në këtë moment të vështirë.

Lojtarët janë mbledhur dhe kanë udhëtuar menjëherë drejt Tiranës, duke u shfaqur para Drejtorisë së Policisë, në shenjë solidariteti ndaj drejtuesve të klubit të cilët mbahen ende të ndaluar në paraburgim.

Vetëm me daljen nga paraburgimi të drejtuesve të klubit, lojtarët do të mësojnë çfarë do të bëhet me ta, ndonëse është thuajse e sigurt se pjesa më e madhe e lojtarëve në fund të këtij sezoni do t’i japin lamtumirën klubit, edhe nëse apelimi ndryshon masën e dhënë nga KDS. /vipsport.al/