Formacioni zyrtar i Napolit, Hysaj e nis nga minuta e parë në Salcburg

Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, e ka bërë të ditur formacionin zyrtar, me të cilin do të nisë ndeshjen e kthimit me Salcburgun në Ligën e Europës.

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, do të jetë në fushë nga minuta e parë, në rolin e tij të zakonshëm, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Insinje ka fituar balotazhin me Mertens dhe do të jetë titullar, në krah të Milik.

Napoli e ka fituar pastër ndeshjen e parë, 3-0, ndaj dhe në ndeshjen që nis pas pak ka disa lëvizje në formacion nga trajneri Ançeloti. Hysaj nuk luajti në kampionat dhe është më i freskët për ndeshjen e sotme në Austri.

Formacioni i Napolit (4-4-2): Meret; Hysaj, Chiriches, Luperto, Mario Rui; Zielinski, Allan, Fabian, Callejon; Milik, Insigne.