Elseid Hysaj: Të evitojmë budallallëqet në kthim, nisemi nga rezultati 3-0!

Bashkë me trajnerin Karlo Ançeloti, në konferencë shtypi para ndeshjes me Salcburgun ka dalë edhe mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj. Ai ka thënë se Napoli thjesht duhet të mbrojë rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë, pa kaluar në aventurë:

“Kemi marrë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe në kthim duhet të kemi përqendrimin e duhur. Duhet të jemi të qetë, të bëjmë lojën tonë. E dimë që është një fushë e vështirë, por le të evitojmë budallallëqet.

Mbrojtës qendre? Nuk është roli im, por nëse duhet ta bëj, do të përpiqem ta bëj me maksimumin tim. Por janë 23 lojtarë dhe nëse mungon dikush, është dikush tjetër që mund ta zëvendësojë. Thjesht duhet të kemi të qartë se nisemi nga 3-0 dhe duhet ta administrojmë mirë ndeshjen.

Jemi në gjendje të mirë fizike, Napoli bën një lojë të mirë dhe kam shumë besim se do të ecë përpara dhe do të shkojë larg në Europa League, – ka thënë mes të tjerash Hysaj. / Vipsport.al