Dhuna ndaj gjyqtarit tremb Federatën dhe stjuartët, trajnim ekstra për Kombëtaren

Shqipëria do të luajë pas pak ditësh përballë Turqisë në kuadër të kualifikueseve për Eurpianin e viti tjetër në një stadium që pritet të jetë i mbushur me tifozë për shkak të rëndësisë dhe vështirësisë që kjo ndeshje mbart. Në prag të këtij takimi, kanë nisur edhe organizimet dhe përgatitjet e fundit për të evituar përplasje dhe probleme që mund të dalin.

Në këtë mënyrë, kompania që do të merret me mbarëvajtjen e ndeshjes dhe që ka stjuartët, ka nisur një praktikë të veçantë për të shmangur çdo moment pasigurie në stadium deh për të menaxhuar situata tensionesh. Në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, ‘BBS Security’ ka nisur të bëjë prova shtesë dhe duke marrë udhëzime specifike se si duhet reaguar në situata të veçanta gjatë ndeshjes.

Duke parë takimin e pak ditëve më parë në Kamëz, ku u dhunua gjyqtari Eldorian Hamiti, Federata duket se është trembur dhe ka nisur të mendojë seriozisht për ndeshjen. Një problem në takimin me Turqinë, do t’i kushtonte rëndë Kombëtares dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/