Denoncohet Devid Bekham, probleme me ligjin për ish-kapitenin e Anglisë

Një aventurë e pakëndshme për ish-kapitenin e Anglisë, Devid Bekham, i cili në karrierën si futbollist ka veshur fanellat e Mançester Junajtid, Real Madrid, Milan e PSG.

Nëntorin e kaluar, ish-futbollisti është filmuar nga një kalimtar teksa ngiste Bentlin e tij në Uest End, por njërën dorë e kishte në timon dhe tjetrën te smartfoni i tij.

Bekham e ka pranuar shkeljen dhe ia ka besuar çështjen në fjalë avokatit të tij Nik Friman. Ndodh shpesh që edhe personazhet e njohur të sportit të kapen duke shkelur rregullat dhe të ndiqen penalisht, por në fakt gjithë procesin e ndjekin avokatët e tyre dhe zakonisht gjithçka mbyllet me pagesë, pasi kjo pjesë nuk është problem për “VIP”-at e sportit. / Vipsport.al