Bushi: Nuk e di çfarë janë dhe si bëhen qokat, jemi më të fortë se Andorra

Shqipëria U21 e ka nisur fushatën e saj kualifikuese jo mirë, ku fillimisht u mund në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Turqisë, ndërkohë që në Andorra barazoi 2-2 ndaj modestëve vendas. Para mediave, sot ka dalë trajneri i Shpresave, Alban Bushi i cili ka analizuar gjendjen e skuadrës si edhe ka folur për rezultatet negative për të cilat shprehet se nuk e shqetësojnë pasi qëllim është evidentimi i talenteve dhe jo kualifikimi.

“Ndeshjet? E thashë që do të jenë të rëndësishme dhe të forta. Me Turqinë ekipi luajti mirë për 90 minuta, e dominuam. Krijuam 3-4 raste për gol, por Turqia me alternativat që ka realizoi një gol në fund për shkak se mbrojtja ishte vendosur keq. Që vijnë sepse lojtarët tanë nuk luajnë shumë. Kemi probleme në mbrojtje. Në ndeshjen me Andorrën nuk kishim kohën e duhur, sepse udhëtuam direkt. Në fushë plastike na u dëmtua Shehu. Kërkuam anulimin e ndeshjes për shkak të fushës. Megjithatë, të nesërmen ata vendosën të luanim atje. Na u vra Mala atje. Nuk është i pranueshëm ky rezultat për ne, por gjithsesi duke parë rezultatet e tyre janë të justifikuara. Thosha gjithmonë pse janë kaq të fortë në shtëpi, por vjen si pasojë e fushës. Do ta shënonim shumë shpejt edhe golin e dytë, por u bë një gabim individual. Nuk duhet ta kishim marrë si barazim.

Përgjegjësi? Do të ndjeja nëse skuadra nuk do të bënte atë që kërkoja unë. Të jeni të sigurt se jemi më të mirë se Andorra. E dominuam Andorrën. Vajtëm vetëm 2 herë në portë. Gjithsesi është e pafalshme. Ekipi po luan mirë. Na penalizoi fusha. Nuk luhet në 2019-ën në atë fushë. Iu drejtuam edhe UEFA-s. I mësojmë lojtarët të luajnë “FAIR”, jo të vonohen siç bëjnë ata.

Fitoret? Kam evidentuar shumë lojtarë. Rast i fundit është Bajrami që s’ka qenë te ekipet e moshave. Ky është objektivi i FSHF-së. Këtë më kanë venë si objektiv. Duhet të çojmë sa më shumë në ekipin A. Kemi luajtur mirë futboll. Lojtarë Shqipëria ka, edhe nga Maqedonia. Skautët janë atje dhe po ndjekin lojtarë. Probleme kemi në repartin e mbrojtjen. Të gjithë Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijet sulmues dhe mesfushora. Po punohet me mbrojtjen dhe shpresoj që të kemi një mbrojtje më të fortë.

Qoka? Nuk bëhet fjalë për qoka. Nuk e imagjinoj dot si mund të bëhet një qokë. Patjetër që mund të gabojmë. Gjithsesi kemi menduar të bëjmë të mirën. Pavarësisht se në Andorra duhet të kishim fituar. Opinioni i të tjerëve nuk më intereson. Unë pashë 2-3 lojtarë që nuk dhanë maksimumin në fushë, pavarësisht fushës. Jam i indinjuar me këtë pjesë. Ishte e pafalshme.

Deklaratat? Dua të bëhem trajner i mirë, por duhet edhe kohë. Objektivat i vënë të tjerët, jo specialistët dhe gazetarët. Mendoj se nëse ne kemi mirë mirë apo keq, është federata që e vlerëson. Mendoj se kemi bërë mirë deri tani. E keni pranuar dhe ju. Kundërshtarët janë më të fortë, duhet të përgatiti ekipin të shkojë në 15-she, pastaj ëhstë pjesa e tyre. Ata të shkojnë njëherë të bëjnë golin.

Presion nga shkarkimi? Jo fare, se kam menduar asnjëherë. Nuk kemi objektiv për tu kualifikuar, është ndeshja e radhës dhe prurja në Kombëtare A.

Kombëtarja A? Jam përqendruar këtu, është emocion i madh. Se kam menduar kurrë për Kombëtaren A. Mund t’i marrim të gjitha pikët, por edhe jo. Kemi treguar se dimë të luajmë. Mund t’i marrim ne Anglisë, siç na mori Andorra. Në këtë grup do të lëmë shumë ekipe mbrapa nesh.

Kombëtara? Për të qenë realist, ne jemi të interesuar që të luajmë me 3 sulmues. Është vetëm fillimi dhe mendoj shumë shpejt do të bëjmë edhe këtë. Nuk është se duhet bërë 100%. Ne duhet të marrim një model. Holanda e Italia, kanë shumë lojtarë dhe mund t’i provojnë këto. Do të bëhet diçka shumë e mirë me ekipet kombëtare. Është diçka e mirë.

Selmani? Objektivi është ekipi Kombëtar A, nëse atyre u duhet…

Grumbullimi i ardhshëm? Të gjithë trajnerët më marrin në telefon më thonë mos ta luaj shumë. Në grumbullimin e ardhshëm do të ketë mungesa. 2-3 trajnerë më kanë marrë, po si them më emra. Është gjëja më maksimale të luash me kombëtaren. Në kohën tonë edhe portier të na thoshin do të vinim të luanim. Për tu bërë i mirë t’i duhet të përqendrohesh te fusha, ndrysha jeta të nxjerr jashtë”, tha Bushi. /VipSport.al/