Borusia Dortmund refuzon ofertën e Mançesterit për Sanço, anglezin e kërkon gjithë Europa

Borusia Dortmund ka në gjirin e saj një nga lojtarët e rinj më të talentuar në qarkullim, anglezin Jadson Sanço, i cili erdhi në Gjermani si i panjohur, por shumë shpejt u bë një yll, falë paraqitjes së tij të shkëlqyer.

Sanço kaloi te Borusia nga Mançester Siti, drejtuesit e të cilit me siguri janë bërë pishman për këtë lëvizje, pasi vlera e lojtarit është shumëfishuar brenda një kohe të shkurtër.

Klubet e mëdha janë në ndjekje të Sanços dhe Mançester Junajtid është i pari që ka bërë një ofertë zyrtare te Borusia Dortmund, por Mikael Zorc, një nga drejtuesit e këtij klubi, ka bërë me dije se oferta e anglezëve është refuzuar. Ndoshta klubi gjerman pret verën, kur ofertat për “xhevahirin” e tyre do të jenë më të shumta dhe natyrisht vlera do të rritet. / Vipsport.al