Barcelona thyen rekord me çmimin e biletave për Champions, Mançester Junajtid paguan për tifozët

Goglat e hedhura pak ditë më parë në Nion të Zvicrës, vendosën që Mançester Juanjtid të jetë përballë Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Në prag të këtij takimi, klubet kanë nisur përgatitjet dhe janë katalanasit ata të cilët kanë vendosur që të thyejnë një rekord, ndoshta negativ.

Klubi spanjoll ka vendosur që biletat të jenë në një çmim mjaft të lartë, duke qenë se çdo tifoz duhet të paguajë 102 paund për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës. Në kushte të tilla, ka vendsour5q ë të ndërhyjë Mançester Junjatid duke lehtësuar punën për tifozët e tij.

Klubi anglez ka vendosur që të paguajë 27 paund për çdo tifoz që ka vendosur që të shkojë në stadium për ndeshjen me Barcelonën, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit janë katalanasit ata të cilët do të paguajnë 102 paund. Ky çmim i vendosur fillimisht nga Batrcelona, është çmimi më i shtrenjtë në histori që një tifoz i Mançesterit ka paguar për të parë një ndeshje Championsi para ndeshjes finale. Çmimet kanë qenë shpesh herë problem në Champions dhe jo në pak raste UEFA ka detyruar klubet që t’iu kthejnë paratë mbrapsht tifozëve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/