Akuza absurde e Bushit, akuzoi kot Malën e Partizanit

Alban Bushi, trajneri i Shpresave U-21, bëri një deklaratë absurde, ndoshta dhe të nxituar. Si të larguar dështimin e atij barazimi skandaloz në Andorrë 2-2, apo dhe ecurinë negative në krye të Shpreave U-21, ku fitorja duket fjalë e huaj për Bushin që kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve të “vegjël”, pa baza akuzoi Esat Malën për mungesën që sipas Bushit ishte e dyshimtë.

Ja çfarë tha në konferencë trajneri i Shpresave U-21: “Mala ka qenë dëmtuar dhe ka pasur probleme me gjurin. Do ta ndjek atë dhe dy tre lojtarë të tjerë këtë javë dhe do të shoh nëse do të luajnë, pasi me ekipin kombëtar A ose U21 nuk mund të bësh shaka. Kur vjen aty duhet të japësh maksimumin. Nëse një lojtarë është i dëmtuar me ekipin kombëtar gjatë ditës së martë e të mërkurë, ndërsa ditën e premte jep 100% e tij, atëherë është shumë e vështirë që të jetë përsëri pjesë e kombëtares.

Stafi mjekësor më tha se ka një tërheqje në ligament. Doktori më tha se do ishte e pamundur që të luajë për të paktën një javë. S’dua të përmend emra, por dy ose tre trajnerë marrin lojtarët  e tyre duke i thënë mundohuni të luani 30 minuta në Andorra ose fare pasi kemi ndeshje në kampionat. Çdo lojtarë duhet ta dijë se fanella e kombëtares është e shtrenjtë, gjithsesi në grumbullimin e ardhshëm mund të kemi 2 ose 3 mungesa nga këto lojtarë që thashë”, – tha Alban Bushi.

Mala, jo vetëm që nuk luan sot ndaj Kukësit, por nuk është as në 18-she nga trajneri Skënder gega, çka tregon se Alban Bushi dha një deklaratë të nxituar, e madje duke treguar se mund të mos jetë konsultuar fare me stafin mjekësor, ndaj edhe tashmë duhet që të paktën të dal e t’i kërkojë falje Malës por edhe klubit te Partizanit…!

E.S./Vipsport.al/