Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Useini prezantohet te skuadra e re

Pak ditë më parë, një nga mesfushorët më të dalluar të Flamurtarit, Meti Useini njoftoi largimin e tij nga klubi kuqezi për shkak të problemeve financiare, duke dalë në këtë mënyrë si lojtar i lirë. Megjithatë, mesfushori nuk ka humbur shumë kohë dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e re me të cilën do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit.

Ai ka firmosur zyrtarisht me Renovën në kampionatin maqedonas duke u prezantuar me fanellën e re. Ka qenë vetë Useini ai i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka bërë të ditur skuadrën e re për gjysmën tjetër të sezonit.

Skuadrat që interesoheshin për Useinin ishin të shumta, por vetë ai ka vendosur që të rikthehet në Tetovë, duke firmosur me skuadrën shqiptare të Renovës. “Rikthim në shtëpi. I lumtur! Gati për sfidën time të re”. Kaq ka mjaftuar për Useinin që të tregojë emocionet e para pas firmës me Renovën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/