Vllaznia mund pastër Apoloninë në finale, fiton Kupën e Shqipërisë

Për herë të 6-të në historinë e saj, Vllaznia e futbollit për femra ka fituar Kupën e Shqipërisë. Skuadra shkodrane mundi në stadiumin “Elbasan Arena” Apoloninë, me rezultatin e pastër, 3-0. Golat për Vllazninë u shënuan nga Bajraktari në minutën e 19-të, Megi Doçi me penallti në minutën e 54-t dhe Mustafaj në minutën e 65-të.

Në futbollin e femrave është Vllaznia që po dominon dhe trofetë e fituar prej saj flasin qartë. Shkodranët kanë humbur shumë në futbollin e meshkujve dhe po vuajnë në Kategorinë e Parë, por të paktën me femrat janë në majë. Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, dorëzoi medaljet për skuadrën fituese.

 

Dy skuadrat e nisën finalen me këto formacione:

Apolonia: Hyska, Demiri, Simoni, Cerkini, Amoniku, Goro, Kostaj, Iliadhi, Zargo, Levendi, Goro.

Vllaznia: Raxhini, Gjini, Bajraktari, Maliqi, Popoviç, Franja, Paviçeviç, Mustafaj, Gruda, Djegesina, Doçi.