Vinicius dhe tatuazhet, marrëveshja e çuditshme me babain-menaxher

Vinicius Zhunior adhuron tatuazhet, por pavarësisht milionave që fiton te Real Madrid, e ka të ndaluar që të bëjë të tillë, nëse nuk plotëson disa kushte shumë të veçanta. Ky është në fakt akordi që ka bërë lojtari me babain e tij, Zhioze Paiksao De Oliveira, i cili menaxhon jetën e të birit për të mos e lejuar që të shpërqendrohet nga futbolli.

Futbollisti sigurisht që ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës, duke jetuar në një vilë luksoze në Madrid me gjithë familjen e tij. Por babai nuk e ka lejuar ende që të nisë një makinë të tijën dhe Marcelo e Kasemiro janë ata që e marrin çdo dit me vete për ta dërguar në stërvitje te Reali. “Bleacher Report”, në një speciale kushtuar sulmuesin brazilian, ka zbuluar edhe se pjesë e “normalizimit” të jetës së lojtarit 18-vjeçar është edhe akordi që ai ka arritur me babain e tij sa i përket tatuazheve.

Në fakt, Vinicus është i fiksuar pas tatuazheve dhe do të dëshironte të bënte shumë të tillë. Ndaj i ati, për të nxitur futbollistin të bëjë sa më mirë në fushë, e ka bindur që t’i shohë tatuazhet si “objektiva” për gjërat e rëndëishme që do të bëjë në futboll. Kështu, tatuazhi i parë u bë kur luajti ndeshjen e parë si profesionist dhe që atëherë kanë ardhur edhe dy të tjerë, ndërsa i katërti pasi shënoi me Realin në kampionat.

Akordi i radhës i përket Ligës së Kampioneve, pasi braziliani mund t’i shtojë një tjetër tatuazh koleksionit me goli e parë të shënuar në këtë turne. /vipsport.al/