VIDEO / Sarri një humbës i keq, refuzon t’i japë dorën Guardiolës

Mauricio Sarri rrezikon që t’i japë fund shumë shpejt aventurës së tij në Londër te Çelsi jo vetëm për rezultatet e dobëta të muajve të fundit, por edhe për faktin se ka treguar se nuk reagonte edhe aq mirë ndaj humbjeve. Tekniku italian ka dalë shumë i inatosur nga fusha e lojës pas duelit të sotëm të humbur 6-0 ndaj Sitit, duke refuzuar t’i jepte dorën Pep Guardiolës.

Pas vërshëllimës përfundimtare, Guardiola shkoi t’i shtrëngonte dorën rivalit, siç është bërë e zakonshme. Por Sarri u largua me shpejtësi, ndërsa Guardiola i çuditur insistonte që të takonte italianin.

Në fund, ai që erdhi t’i shtrëngonte dorën ishte Xhianfranko Zola, ndihmësi i Sarrit, i cili u mundua të qetësonte spanjollin i cili e shihte si të pakuptimte gjestin e kundërshtarit të tij.

Pas ndeshjes, tifozët kanë kritikuar më shumë këtë veprim të një humbësi të keq sesa rezultatin e sfidës, duke argumentuar se kështu Sarri po dëmtonte më shumë imazhin e klubit. /vipsport.al/