VIDEO/ Nuk mjafton vetëm humbja turpëruese, Mançester Siti bën talljen epike ndaj Çelsit

Surpriza e javës në kampionatet më elitare të futbollit, ka qenë padyshim fitorja e thellë që Mançester Siti arriti të merrte ndaj Çelsit me rezultatin 6-0, që është njëkohësisht edhe një nga humbjet më të thella të Çelsit në histori. Sikur të mos mjaftonte ky rezultat turpërues, Mançester Siti është tallur me klubin londinez.

Në përfundim të takimit, në bokset e stadiumit është dëgjuar kënga “One Step Beyond” që është një himn për klubin londinez. Pas çdo fitoreje në ‘Stamford Bridge’, në sfond dëgjohet gjithmonë kjo këngë që njëkohësisht këndohet edhe nga tifozët e Çelsit.

Natyrisht, pas një humbjeje si ajo ndaj Mançester Sitit ka qenë e dhimbshme për tifozerinë por edhe për stafin që të dëgjonin atë këngë, për të cilën drejtuesit e Sitit kanë kërkuar falje më vonë. Vetë tifozët e Çelsit, në ‘Twitter’ shkruajnë se nëse e dëgjojnë njëherë në ‘Stamford Bridge’ pas një humbjeje dnaj Sitit, do të mbështesin Liverpulin, të paktën këtë sezon. /Erjon Allaraj-VipSport.al/