

Milani nuk e ka diskutuar sot Kaljarin që luante për mbijetesë dhe u është kthyer fitoreve që i siguruan edhe një herë vendin e katërt në renditje, në zonën Champions e cila tashmë sheh shumë pretendentë.
Një autogol i Çepitelit dhe pastaj goli i parë kuqezi i Paketa që në minutën e 22-të çuan shifrat në 2-0 duke treguar qartësisht se çfarë rrjedhe do të merrte sfida e sotme. Më pas, në fillimin e pjesës së dytë gjeti rrjetën edhe i zakonshmi Piatek, i cili vazhdon të realizojë me ritëm mbresëlënës edhe pse ka pak kohë në skuadrën e re.
Fitorja 3-0 ngjiti kuqezinjtë në vendin e katërt, në kuotën e 39 pikëve. Por sigurisht që skuadra e drejtuar nga Gatuzo nuk mund të rrijë e qetë duke llogaritur se pas krahëve të saj ka Atalantën, Romën dhe Lacion të cilat janë në kuotën e 38 pikëve e sigurisht që do të luftojnë për t’i rrëmbyer këtë pozicion që garanton pjesëmarrjen në Champions. /vipsport.al/
more recommended stories
FOTO / Kaos në stadium, tifozët e Bajern Mynih shpërthejnë dyert
Kaosi ka rrethuar stadiumin legjendar “Anfield”.
Nejmar dhe dëmtimi që iu bë makth: U mbylla në shtëpi dy ditë duke qarë
Sulmuesi brazilian Nejmar ka pranuar se.
Alegri në humor në konferencë, zbulon formacionin: Po ju jap një lëpirëse…
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, dukej.
Akuza të rënda nga Argjentina: Emiliano Sala e kanë vrarë, e lanë të vetëm në avion
Vazhdon ende të mbetet mister arsyeja.
Leave a Comment