VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares me skuadër të re: Jam i duhuri për numrin 10

Mesfushori i Kombëtares, Astrit Ajdareviç ka gjetur zyrtarisht një skuadër të re dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në kampionatin suedez aty ku ka firmosur me skuadrën e Djugardenit. Pas një aventure jo shumë të suksesshme në Greqi te AEK-u, Ajdareviç do të synojë që të arrijë sërish formën më të mirë dhe pse jo të rikthehet në Kombëtare.

Klubi e ka prezantuar Ajdareviçin me anë të një videoje, duke i dhënë edhe fanellën me numrin 10, numër për të cilin Ajdareviç shprehet se është personi i duhur për ta mbajtur. Ai shprehet i lumtur që ka arritur të firmosë te një klub i madh dhe me peshë në Suedi.

“Do të jetë një aventurë argëtuese dhe inspiruese për mua që rikthehem në këtë kampionat dhe mezi po pres që të luaj me skuadrën e re. Kisha edhe oferta të tjera, por Djugarden është një skuadër me peshë dhe mendoj se do të bëj mirë. Numri 10 në fanellë? Mendoj se jam personi i duhur për të mbajtur këtë numër”, u shpreh Ajdareviç. /Erjon Allaraj-VipSport.al/