VIDEO / Mallëngjimi pas golit të parë “milanist”, Paketa kujton tragjedinë te Flamengo

Goli i parë në një skuadër të re është gjithmonë i veçantë e duhet festuar, aq më tepër te Milani. Por për Lukas Paketa, goli i tij i parë me fanellën kuqezi ka qenë më emocionues se zakonisht, pasi futbollisti që iu bashkua në janar kuqezinjve, ka kujtuar pikërisht të kaluarën e tij.

Goli i sotëm ndaj Kaljarit iu kushtua pikërisht Flamengos, klubit nga u transferua futbollisti vetëm pak javë më parë dhe ku këtë javë ndodhi një tragjedi e rëndë pasi u shkrumbua qendra stërvitore dhe humbën jetën 10 futbollistë të rinj.

Ndaj lojtari u shfaq i mallëngjyer pasi golit dhe ia kushtoi atë pikërisht futbollistëve që kishin humbur jetën. “Ishin ditë të veçanta për mua”, tha ai në pushimin e ndeshjes. “Të jem te Milani për mua është një ëndërr, por për shumë vite kam jetuar te konvikti i Flamengos”, shpjegoi ai mallëngjimin e tij pas golit të shënuar. /vipsport.al/