

Bota e futbollit i ka dhënë lamtumirën sot në moshën 81 vjeçare legjendës së portës, anglezit Gordon Benks. Britaniku, i cilësuar për shumë vite si portieri më i mirë në botë dhe padyshim ndër më të mirët në historinë e këtij sporti, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë me kancerin.
Benks ishte pjesëtar i ekipit anglez që bëri të tijin Kupën e Botës në vitin 1966 dhe ishte për shumë vite i pakalueshëm nga mbrojtjet kundërshtare në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Ndaj nuk është aspak rastësi që për FIFA-n ai ishte portieri më i mirë në bote nga viti 1966, deri në vitin 1971. Ish-futbollisti i Leister dhe Stouk, luajti 73 ndeshje me Anglinë duke qenë pjesë edhe e skuadrës që fitoi vendin e tretë në Europianin e vitit 1968 dhe mori pjesë në Botërorin e vitit 1970.
Pikërisht në vitin 1970, në ndeshjen kundër Brazilit, ai dhuroi atë që cilësohet si pritja më e mirë e të gjitha kohëve. Përballë seleçaos, Benks priti një gjuajtje me kokë nga afër të Pele duke çuar topin mbi traversë, ndërsa sulmuesi brazilian ishte aq i sigurt që kishte shënuar saqë në atë moment filloi të thërriste “gol”, duke mbetur i shtangur pastaj kur pa që topi nuk përfundoi në rrjetë. /vipsport.al/
Once a champion, always a champion 🦁🏆
We are deeply sorry to hear of the death of @England World Cup winner @thegordonbanks.
He was one of the game’s greatest goalkeepers, a provider of stunning World Cup memories & a gentleman.
Our thoughts are with his family & friends. pic.twitter.com/tsD4c71Ixt
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 12, 2019
more recommended stories
FOTO / Kaos në stadium, tifozët e Bajern Mynih shpërthejnë dyert
Kaosi ka rrethuar stadiumin legjendar “Anfield”.
Nejmar dhe dëmtimi që iu bë makth: U mbylla në shtëpi dy ditë duke qarë
Sulmuesi brazilian Nejmar ka pranuar se.
Alegri në humor në konferencë, zbulon formacionin: Po ju jap një lëpirëse…
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, dukej.
Akuza të rënda nga Argjentina: Emiliano Sala e kanë vrarë, e lanë të vetëm në avion
Vazhdon ende të mbetet mister arsyeja.
Leave a Comment