VIDEO / Arrestohen dy tifozët, ndaj Kardif po talleshin me Emiliano Sala

Dy tifozë të Sauthempton janë ndaluar nga policia pasi janë tallur me vdekjen tragjike të Emiliano Sala, duke bërë shenja si avionë në drejtim të tifozëve të Kardif, Kjo ishte ndeshja e parë në shtëpi e Kardif që kur u konfirmua se lojtari që klubi kishte blerë për 15 milionë paund, kishte vdekur në një aksident ajror dhe tifozët i kushtuan homazhe të ndjerit.

Megjithatë, sot u publikuan pamje të shëmtuara ku dy tifozë miq që gjendeshin në stadium, hapën krahët dhe bënë lëvizjen e avionëve. Në video dëgjohen qartë protestat e tifozëve të Kardif, ndërsa shihet edhe një prej stjuardëve që u afrohet.

Të dy personat në fjalë janë dërguar në rajonin e policisë dhe janë nën hetim për shfaqje të pahijshme, ndërsa edhe klubi i Sauthempton ka paralajmëruar se do t’i përjashtojë nga tribunat e stadiumeve në ndeshjet brenda dhe jashtë. /vipsport.al/