U cilësua legjendë, Hamshik largohet i turpëruar: Më vjen keq që po iki në këtë mënyrë

Marek Hamshik do ta vazhdojë acventurën e tij në kampionatin kinez dhe nesër pritet që të kryejë vizitat mjekësore te klubi i ri. Lajmi i bërë i ditur pak ditë më parë, tashmë ka marrë një formë thuajse zyrtare dhe nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij.

Ndërkohë, vetë presidenti i Napolit, De Laurentis tha për mediat se do të tërhiqet fanella e tij dhe askush nuk do të ketë më nurmin ‘17’. Hamshik që tashmë cilësohet një legjendë në klub, pas Maradonës, po largohet me kokë ulur dhe këtë e ka pranuar vetë ai për mediat.

“Më vjen keq të largohem pa u thënë mirupafshim tifozëve, pa bërë një përshëndetje rreth fushës, pa një mesazh për tifozët. Problemi ishte se nuk do të kishte kuptim ta bëja këtë përshëndetje, pa u vendosur plotësisht nëse do të largohesha apo jo nga klubi”, u shpreh Hamshik. /Erjon Allaraj-VipSport.al/