Teutës i bëhen “sëmundje” barazimet, ndalet në shtëpi nga Kamza

Teuta ka regjistruar sot barazimin  katërt radhazi në Superiore, duke humbur përsëri terren nga Partizani i vendit të parë e duke konfirmuar vështirësitë që ka ekipi në këto momente sa i përket fazës ofensive.

Skuadra durrsake është ndalur në shtëpi nga Kamza në barazimin pa gola, duke mos arritur të gjejë rrjetën edhe pse mendohej se do të ishte favorite për të marrë tri pikët në këtë sfidë. Durrsakët kanë dominuar lojën e krijuara raste, por nuk kanë qenë konkretë para katërkëndorit kundërshtar.

Rasti më i mirë ishte penalltia e minutës së 19, por Kallaku e shpërdoroi atë duke e dërguar topin jashtë.

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+2’ Kallaku mundohet të shlyejë gabimin me një gjuajtje nga jashtë zonës por nuk gjen portën e Avdylit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Rrëmujë në zonën e Teutës, sfera mbetet te Progni por ai nuk arrin ta devijojë drejt portës, ndërsa më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

88’ Goditje dënimi e harkuar në zonë nga Progni, Avdyli del dhe kontrollon sferën me qetësi.

83’ Rrotullim i shpejtë në zonë i Latif, i cili i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe gjuan drejt kuadratit, por nuk arrin të dërgojë sferën në katërkëndor.

81’ Hakaj i dëmtuar i lë vendin në fushë Bicajt, ndërsa Mumajesi te Kamza merr vendin e Mehmetit.

79’ Gjuajtje e fortë e Prognit me të djathtën në hyrje të zonës, Avdyli bën gjithçka mirë dhe pret në dy kohë duke ruajtur të paprekur katërkëndorin.

73’ Gjoka bën ndryshimin e parë, duke aktivizuar Shalën në vend të Martinenës.

72’ Lojë e fortë në mesfushë me Kamzën që mundohet tashmë të mbajë sa më larg futbollistët e Teutës të cilët kërkojnë me çdo kusht të shënojnë një gol.

66’ Mehmeti rrezikon portën e Teutës me një gjuajtje të fortë, nuk arrin të gjejë katërkëndorin e Hidit duke shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi.

61’ Shkëmbi ndryshon përsëri, duke larguar Frashërin për të aktivizuar Beqjan.

57’ Pretendon për penallti Sidibe, por si përgjigje merr një karton të verdhë për simulim.

54’ Edhe Martinena mundohet të lërë shenjë në këtë sfidë me një goditje nga jashtë zonës, nuk ka forcën e duhur për të rrezikuar katërkëndorin e Hidit.

52’ Harkim interesant i Kamara në zonë, Avdyli në dy kohë kontrollon jo pa vështirësi topin.

46’ Pjesa e dytë nis me ndërrim te Teuta, në fushë Latif për Gashin.

45’+1’ Pjesa e parë mbyllet pa gola.  

45’ Jepet një minutë shtesë.

44’ Aksion i shkëlqyer i Traore në të djathtën, harkimi i tij në shtyllën e dytë gjen saktësisht Kamara por gjuajtja në ecje e sipër e këtij të fundit është për t’u harruar dhe kalon mbi traversë.

38’ Shpërthimet e Kamara në krahun e majtë dhe kombinimet e tij me Prognin vënë në vështirësi disa herë skuadrën e Kamzës e cila në këto minuta po mendon vetëm si të largoje topin nga gjysmëfusha e saj.

34’ Kallaku niset mjaft në krahun e majtë, pason topin për Prognin por Qaqi është i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

28’ Fukui shfaqet në të majtën, nis një top të rrezikshëm në qendër por Hidi këtë radhë është i vëmendshëm dhe kontrollon sferën para devijimit të Plakut.

27’ Progni përpiqet të zgjidhe ndeshjen me një nga aksionet e tij individuale, por shtyn topin më shumë se sa duhet mes lojtarëve kundërshtare dhe sheh se si sfera përfundon në rivënie fundore.

26’ Mundësi e mirë për të shënuar e Kamzës. Hidi gabon në daljen e tij dhe Plaku i rrëmben topin. Sulmuesi i Kamzës provon të shënojë nga një pozicion diagonal në të djathtën, por nuk gjen kuadratin .

21’ Goditje dënimi e Prognit, topi harkohet te Gashi por devijimi i tij me kokë nuk gjen katërkëndorin.

19’ Kallaku shpërdoron penalltinë duke dërguar topin jashtë.

18’ Penallti për Teutën. Hakaj nis topin në zonë për Prognin, i cili rrëzohet pas një kontakti. Për gjyqtarin Beqiri nuk a dyshime dhe sinjalizohet penallti.

13’ Aksion i shpejtë i Teutës nga e majta, harkim në shtyllën e dytë për Gashin i cili i vetëm para Avdylit gabon gjithçka duke dërguar topin me forcë mbi kuadrat.

11’ Plaku jep spektakël me një depërtim nga e majta drejt qendrës, gjuajtja e tij grushtohet nga Hidi i cili shpëton katërkëndorin. Sfera harkohet përsëri në zonë, këtë radhë është Martinena i cili me kokë mundohet të shënojë, por sfera ndalet përsëri nga Hidi, i pakalueshëm.

9’ Dy harkime radhazi nga krahu i djathtë i Traore, mbrojtja e Kamzës largon me vështirësi topin nga zona.

6’ Top i gjatë interesant për Plakun nga prapavija e Kamzës, sulmuesi shmang Osmanin por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

3’ Mehmeti shfaqet në hyrje të zonës dhe tenton të gjuajë por sfera mbërrin lehtësisht në duart e Hidit.

1’ Menjëherë rrezik nga skuadra e Teutës. Gashi harkon në zonë nga e djathta, Progni godet me kokë por jo sa për të shqetësuar Avdylin.

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin nga qendra të skuadrës durrsake.

TEUTA-KAMZA 0-0

Teuta: Hidi, Frashëri (61′ Beqja), Arapi, Osmani, Hakaj (81′ Bicaj), Gashi (46′ Latif), Sidibe, Kallaku, Traore, Kamara, Progni.
Trajner: B.Shkëmbi.

Kamza: Avdyli, Beqiri, Qaqi, Bitri, Orelesi, Rezi, Mehmeti (81′ Mumajesi), Malaj, Fukui, Martinena (73′ Shala), Plaku.
Trajner: E. Gjoka.

KV: Sidibe, Osmani / Avdyli, Mehmeti

Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Rexha, D.Myftari, K.Kola