Starova: Gjyqtari Sokoli të ndjekë pas Kridens Metën, faulli ndaj Bathës tregon tendencën e tij

Ish-trajneri Sulejman Starova, mendon se vetëm Partizani e Kukësi janë ekipet që diskutojnë për titullin kampion në këtë sezon. Duke komentuar paraqitjen e të kuqve në “Rubrika Sportive”, ai iu ndal te gjesti i Asanit.

“Ky kampionat ka vetëm dy skuadra, Partizanin dhe Kukësin dhe në këtë merkato është kandidate edhe Teuta. Unë e kam përjashtuar Skënderbeun për të gjithë vështirësitë që ka, duke llogaritur edhe kondicionin. Ata lojtarë janë të rinj dhe vazhdoj t’i qëndroj idesë se nuk do të jetë pretendente.

Partizani bëri detyrën e mori tre pikët dhe priste hapin fals të Kukësit këtë javë. Duhet punuar me Asanin se ai episod është i kuq. Asani ka përgjegjësinë e fanellës. Është e kuqe për të dy. Unë po merrem me kryesonin e Partizanit kryesues.

Kuëksi ka probleme me zotërimin e topit, edhe në fazën mbrojtëse se lojtarët nuk i japin ndihmë skuadrës në mesfushë. Flamurtari afrohej me lehtësi në 20 metrat e fundit”, tha Starova.

Për ndeshjen Flamurtari-Kukësi
“Goli i Pollozhanit duket i rregullt, se lojtari i Kukësit vjen ndërsa është ai i Flamurtarit që quhet në zotërim të topit. Te ndeshja e Kukësit me Flamurtari, me golin e anuluar, gjyqtari Sokoli t’i shkojë mbrapa Metës, të presë radhën të arbitrojë. Goli i anuluar, penallti e padhënë apo e dhënë kot, janë dënime maksimale, kalon direkt me notën 4. Këto janë dënime drastike, kur ti ndikon në rezultat. Faulli ndaj Bathës tregon tendencën kundër Flamurtarit”.

Për duelin Tirana-Teuta
“Tirana dhe Teuta kishin frikë nga humbja. Tirana ishte më agresive por i duhej pika se nuk është larguar mirë nga zona për të pasur luksin për të fituar ndeshjen. Skuadra u kthye për të marrë barazim dhe ky ishte momenti i vetëm për të kërkuar fitoren. Teuta duhej ët bënte më shumë për të fituar se zonën UEFA nuk e diskuton. Progni ishte më i miri në sulm, Kallaku ishte shumë mbrapa dhe cilësitë ishte e vështirë të dukeshin. Tirana pëson gol ndeshje për ndeshje. E mirë është që kthehen lojtarë si Arapi, afrimi i Bushiç, ndërsa Vajushi që të gjithë e mbajnë mend është i talentuar. Kthimi këtu është një favor që i bëhet futbollit shqiptar. Tirana ka shënuar si skuadra që kryeson kamapionatin dhe me të drejtë janë fazat mbrojtëse që e shqetësojnë”. /vipsport.al/