Sinemati për Skënderbeun: Edhe të rrahin edhe nuk të lënë të qash! Ta braktiste

Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, mendon se Skënderbeu nuk duhej të zbriste në fushën e lojës për ndeshjen kundër Kastrioti pas dhunimit që iu bë në Fushë Krujë. Në “Procesi Sportiv”, ai u shpreh se Skënderbeu nuk duhej të pranonte urdhrat e FSHF-së për të zbritur në fushën e lojës.

“Ky është turp i madh, futbollistët këtu kanë mbaruar. Të bënin një protestë të paktën sa për ndeshjet e tjera do jetë e tyre. Kjo është si ato rrugët e këqija që provokojnë aksident e pastaj kur vdesin i rregullojmë. Shihni stadiumin e ri, sa afër i ka objektet, shihni të botës që ka hapësirë rrotull. Ne i kemi stadiumet të futur brenda dhe ato favorizojë këtë punë, mos e bëni të madhe se ai që foli nga federata e ka parë mirë se si është ky stadium.

Pastaj, si merrke urdhër ti, edhe të rrahin edhe nuk të lënë të qash! Urdhër nga lart të dalësh në fushë, në ato momente nuk është urdhër. Të ka ndodhur kjo, braktise! Po ku vlejnë ato pikë, kujt ia tregon tre pikët, ka humbur 6 ndeshje Skënderbeu, ai ndeshjet nuk i ka. Nëse ngjarja është kështu, braktise ndeshjen”, tha Sinemati. /vipsport.al/